E enjte, 1 Shtator 2016
Ankara – Zëvendëskryeministri i Turqisë, Mehmet Şimşek ka ftuar gjigantin amerikan teknologjik “Apple Inc” të transferojë investimet e veta në Turqi, pas krizës me tatimin në shtetet e Bashkimit Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).
“Apple duhet të transferohet në Turqi. Jemi të gatshëm të ofrojmë lehtësime tatimore. Ata se kanë patjetër të ballafaqohen me burokracinë e BE-së” shkroi Şimşek në profilin e tij në Twitter.
Qeveria turke ka njoftuar për disa pako të subvencionuara ekonomike në mënyrë që të tërheq investitorët e jashtëm.
Në vitin 2015 shteti ka pranuar 16.5 miliardë dollarë investime të huaja direkte që ishte një rritje prej 32 përqind nga një vit më herët.
Komisioni Evropian së fundmi njoftoi se Apple ka përfituar tatime të paligjshme nga Irlanda që është në kundërshtim me ligjet e BE-së.
“Shtetet anëtare nuk guxojnë të japin përfitime tatimore në adresë të kompanive të caktuara. Sipas rregullave të BE-së për ndihmë, kjo është joligjore”, deklaroi komesarja e Evropiane për Konkurëncë, Margrethe Vestager.
Komisioni tha të martën se Apple i detyrohet Irlandës 13 miliardë dollarë në tatim kthyes.
Kryeshefi Ekzekutiv i Apple, Tim Cook, ka kritikuar vendimin e Komisionit Evropian duke thënë se kompania e tij “ka marrë udhëzime nga autoritetet irlandeze tatimore se si të veprojë në përputhje të saktë me ligjet irlandeze për tatim”.
Irlanda dhe kompania Apple kanë ankimuar vendimin.