E shtunë, 16 Qershor 2018
Kombëtarja e Argjentinës dhe ajo e Islandës kanë barazuar 1-1 në ndeshjen e tyre të parë të grupeve në Kupën e Botës “Rusia 2018”.
Pjesa e parë e takimit u karakterizua me një dominim të madh të Argjentinës, por të dyja skuadrat shënuan nga një gol dhe shkuan në pushim me barazim.
Në pjesën e dytë, djelmoshat e Jorge Sampaolit përsëri ishin më të mirë dhe më kërkues për golin e epërsisë.
Në minutën e 64-të të ndeshjes ishin shumë afër, por ylli i ekipit, Lionel Messi, dështoi të shënojë nga pika e bardhë pasi goditja e tij u prit nga portieri Hannes Halldorsson.
Etiketa: Argjentina, Botërori 2018, Islanda, Kupa e Botës, Russia 2018