E shtunë, 26 Korrik 2014
Sektori privat mbetet ende shqetësim për Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës. Ditët e pushimit, pagesat, orari i stërzgjatur i punës dhe largimi nga vendi i punës, janë këto probleme që më së shumti u ndodhin punëtorëve në këtë sektor.
Sindikatat ju duhen pronarëve sepse në vend që të merret me problemin e 500 punëtorëve në një ndërmarrje, ai merret me një kryetarë të sindikatës për t`i zgjedhur problemet. Nuk tregon se a ka raste kur nuk u paguhen dëmshpërblimet punëtorëve. BSPK është një institucion i pavarur dhe se financohet vetëm nga anëtarësia dhe donacionet. Pavarësinë nuk e shes kurrë, thotë ndër të tjera në një intervistë për KosovaPress, Kryetari i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Haxhi Arifi.
Etiketa: BSPK, Haxhi Arifi, Kosovë