Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Armatime ruse në Serbi, arsyetohen se po armatosen për hir të paqes

Prizren Post | 18:42 - 30.07.2019

NISH – Serbia po armatoset për hir të paqes. Kështu e ka justifikuar Ministri Serb i Mbrojtjes ardhjen e një serie mjetesh të blinduara të dhuruara nga Rusia në vend, duke shtuar se sa më të fuqishëm jemi, aq më larg nesh do të jetë lufta.

“Serbia – tha Vulin – është një shtet serioz, i vlerësuar, që ka të drejtë të armatoset. Një Serbi e fortë është garanci e stabilitetit dhe paqes në Ballkan”.

Ai po ashtu njoftoi se deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm, në Serbi do të arrijnë edhe disa helikopterë rusë Mi-35 dhe Mi-17. E pyetur nga Radio Evropa e Lirë rreth furnizimeve ushtarake ruse për Serbinë, NATO-ja tha se “e respekton plotësisht të drejtën sovrane të të gjitha shteteve, përfshirë Serbinë, për të zgjedhur marrëveshjet e tyre politike dhe të sigurisë”.

Më 26 korrik, agjencia e lajmeve “Asociated Press” raportoi se Rumania kishte bllokuar dërgesën e tankeve luftarake ruse dhe të automjeteve të blinduara në Serbi, për shkak të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë.

Dërgesa, megjithatë, ka arritur të hënën në një bazë ushtarake në Nish, por Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nuk tregoi rrugën nga ka ardhur, duke thënë vetëm se gjithçka është bërë “në përputhje me ligjin dhe kontratën e lidhur me Rusinë”.

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë njoftoi më 27 korrik se marrëveshja ushtarake-teknike me Rusinë “po zbatohet në afatet e paracaktuara”, transmeton TCH.


Etiketa:
Arivisti Company