E diel, 13 Tetor 2013
Bodybuilderi më i mirë në histori, aktori dhe politikani i njohur, Arnold Schwarzenegger, ka pranuar se ai është adhurues i Cristiano Ronaldos, duke deklaruar se ylli i Real Madridit është në formë spektakolare.
Ronaldo ka qenë në formë të lartë këtë sezon duke shënuar 12 gola në 10 ndeshje për Los Blancos.
Duke folur për Cadena Cope para 2013 Arnold Classic, një garë bodybuildingu që mbahet në Madrid dhe organizohet nga vet ai, Arnoldi tha se Ronaldo është sportist i jashtëzakonshëm.
“Ai ka fizik fantastik”.
“Ai ka muskuj të mrekullueshëm, ai duket spektakolar. Ai është në formë të mrekullueshme, kështu që është e qartë se ai është futbollist i madh”, ka theksuar ish-guvernatori i Kalifornisë.
Arnoldi shtoi se Ronaldo është në gjendje që të garojë edhe në garën më të njohur të bodybuildingut në botë, Mr. Olympia, të cilën Schwarzengger e ka fituar shtatë herë, por beson se portugezi nuk do të ishte i interesuar që të merrte pjese në këtë garë, pasi dëshiron të jetë më i miri në botë në futboll. /Telegrafi/