E martë, 24 Janar 2017
Mund ta mirni me mend se sa e pasinçert e hipokrizi duket kur PDK-jsat e LDK-jsat ndjenjë keqardhje për arrestimin e Ramush Haradinajt!
Do të kisha pasur dëshirë t’ia bëjë një pyetje Haradinajt, por pyetje pa pasur nevojë të përgjigjet ndokush. Kur u arrestua nga forcat e sigurisë franceze dhe e futën në burg, a u ndjeh (a e përjetoj atë torrturim) njejtë sikurse bashkatdhetarë e tij që ngreheshin zvarr e futeshin në kampet e burgimit nga komandantët e tij të UÇK-së gjatë 99-tes?!
Sidoqoftë, arrestimi i Haradinajt është arrestim politik, është arrestim i Kosovës, i imazhit të saj dhe është pafuqi politike e Kosovës që viktimizohet përball cilit do që u bijmë në duar, përshkak të politikës së egër serbe kundër nesh. Dhe kjo është një arsye më shumë që bisedimet pa kushte me Serbinë duhet të marin kahje të re, ose të ndërpriten deri sa klasa politike serbe të ndryshoj orientimin e saj përball realitetit të ri europian. Kosova është shtet ligjorë me të gjitha të drejtat ndërkombëtare, dhe realiteti i saj nuk mund të instrumentalizohet me fletarreste të një shtetit që çdo ditë e më shumë po e humbet përkrahjen e faktorit ndërkombëtar.
Arrestimi i Haradinajt në këtë formë është burgosje e gjithë Kosovës. Gjithë ne kishim me i’u gëzuar faktit në rast se njerëzit e krimit që e shkatrruan Kosovën e pasluftës (dhe gjatë luftës) do të arrestoheshin nga organet kompetentet të drejtësisë, nga EULEX-i, Gjykata Speciale, etj. Mirëpo ai u arrestua nga dora e shteti serb, i cili nuk po e arrestonë atë pse e ka vjedhur Kosovën, pse e ka sjellur Thaçin në pushtet apo pse e ka fuqizuar ndikimin e Serbisë mbrenda shtetit të Kosovës, mirëpo ai po arrestohet pse ka vrrar çetnik serb që përdhunuan gratë shqiptare, që masakruan mijra civil të pafajshëm, gra e fëmijë. Për këtë arsye, arresimi i tij në këtë formë, nga dora e shtetit serb, është i padrejtë dhe i dëmshëm për Kosovën, sepse arrestimi i tij nën këto akuza nënkutpon arrestimin (fajsimin) e gjithë atyre që luftuan denjësishtë për idealin e lirisë e pavarsisë së shtetit tonë.
Seanca e jashtëzakonshme për Haradinajn, që përfundoj me 9 orë diskutime koti!
Kuvendi i Kosovës mbajti seancë të jashtëzakonmshe me rastin e arrestimit të Ramush Haradinajt. Atë që e thash se, bisedimet me Serbinē duhet të rikonstruktohen, të bisedohet me kushte, dhe jo të ndërpritën tërësishtë, e tha vetëm Melihate Tërmkolli në seancë.
Ahmakëllëku i deputetëve tjerë që kërkoninë ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë në çdo formë dhe duke e përdorur fatëkeqësinë politike të arrestimit të Haradinajt pëŕ qëllime partiake duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë, – në fund u shpërblye me 9 orë diskutime koti.
Inatët partiake bënë që dy (2) rezolutat të mosvotohen, dhe, nga gajlja e shtetit që deputetët e kishinë, filluan të mirreshin me gajle partiake e ideologjike. Këta, për partinë jo vetëm parimet, por edhe kauzën e shesinë!
Rekomandime për rezoluten për bisedimet me Serbinë
Pasi që deri më tani bisedmet mes Kosovës dhe Serbisë janë treguar të dobishme vetëm për shtetin serb, ndërsa Kosova vëtëm ka psuar nga to, dhe pasi që Kosova po i’a lehtëson Serbisë rrugën për në Bashkimin Europian, ndërsa kjo e fundit po vazhdon me politiken e saj agrresive e provokative ndajë Kosovës, atëherë është shumë e nevojshme që këto bisedime të rikonstruktohen, të mos bisedohet pa kushte me Serbinë.
Nisur nga kjo, mendoj që është shumë e nevojshme që rezoluta për bisedimet me Serbinë të rikonstruktohet edhe një herë. Mendoj se zgjidhja më e mirë do të ishte kjo:
1. Të kërkohet që në rezoluten për bisedimet me Sërbinë të futet një pikë e veçant, e cila do e kërkonte heqjen e çdo fletarresti të lëshuar nga shteti serb për shqiptarët nën akuzat e krimeve të luftës ndaj serbëve. Dhe kjo të bëhet jo me emëra të përveçshëm, por për të gjithë shqiptarët që janë në kërkim të interpolit nga dora e shtetit sërb. Në rezolutë të precizohet se, pa miratimin e kësaj pike, qeveria e Kosovës nuk mund të negociojë me shtetin serb.
Injorimi i kësaj pike do të shkaktoj që ne prap të bëhemi objekt tallje e orvatje në mediat ndërkombëtare nga paaftësia jonë politike.
2. Të kërkohet që në rezolutën për bisedimet mes Kosovës e Serbisë të arrihet dakordimi i dy palëve që, çdo situatë e re politike në Veri të Mitrovicës (që do të nënkuptonte edhe vendosjen e ndonjë murri politik aty) të bëhet në bashkupunim dhe mbështetje me faktorin ndërkombëtar. Dhe, çdo veprim politik i ndërmarur në këtë rast pa pëlqimin dhe përkrahjen e faktorit ndërkombëtar, që do ta ndryshonte situatën politike në Veri të Mitrovicës, do të shkaktonte ndërprerjen e menjëhershme të dialogut dypalësh, dhe do të obligonte faktorin ndërkombëtar të ndërhynte në zgjidhjen e situatës.
Këto dy pika përbëjnë esencialitetin dhe thelbinë e shtetit ligjor që kërkon të negocioj me një shtet tjetër. Mund të jenë thënë edhe më herët këto pika tërthorazi, mirëpo ajo që unë kërkoj është që këto kërkesa mos të mbeten propozime deklarative, por të futën në rezolutën për bisedimet me Serbinë. E gjitha kjo do të shkaktoj një situat të qetë politike në vend, në mospërseritjen e këtyre problematikave që po e dëmtojnë imazhin politik të shtetit të Kosovës në vazhdimësi.
(Autori është studiues i Shkencave Juridike)
*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.
Etiketa: Gen Kelmendi, Opinione