E diel, 29 Tetor 2017
Policia kundër-terrorizëm ndaloi 49 shtetas të huaj gjatë operacioneve të shtunën në kryeqytetin Ankara, raporton Anadolu.
Besohet se disa nga të ndaluarit po përgatiteshin për sulme më 29 Tetor, Ditën e Republikës së Turqisë.
Sot në mëngjes, policia ndaloi 22 persona në provincën verilindore Erzurum, në kuadër të një hetimi ndaj organizatave terroriste.
Policia, po ashtu ndaloi 33 të dyshuar në pesë qytete tjera, përfshirë në Stamboll dhe Izmir, në kuadër të operacioneve anti-terror gjatë fundjavës.
Gjatë këtyre operacioneve, policia ka konfiskuar disa armë, municion dhe të dhëna digjitale dhe dokumente.
Etiketa: Arrestime, Turqi