Arrestohen katër ish-zyrtarë të Telekomit të Kosovës për keqpërdorim


E martë, 30 Mars 2021

PRISHTINË – Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës sot ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar, mbi dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Operacioni policor është realizuar në rajonin e Prishtinës.

“Sot më 30 mars 2021, Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar, mbi dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Operacioni policor është realizuar në rajonin e Prishtinës, ku pas kompletimit të rastit do të jepen informacione shtesë”, tha për Telegrafin Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Etiketa: , , ,
Të fundit