E mërkurë, 12 Qershor 2013
Dy persona, F.M. 25 dhe B.H.36- vjeçarë, janë arrestuar në Mitrovicë si të dyshuar për përdorim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka theksura se njësia e policisë kundër narkotikëve ka realizuar një urdhër verbal për kontroll dhe bastisjen e një apartamenti në rrugën “Ismajl Loshi” në Mitrovicë. Bastisja është realizuar në kërkim të provave ose arsyeve të tjera në lidhje me informatat e mbledhura hetimore për mundësi të gjetjes së substancave narkotike. Me vendim të prokurorit në Mitrovicë, dy të dyshuarve të arrestuar, u është caktuar masa e ndalimit policor deri në 48 orë.