Arrestohen tre persona, konfiskohen gjashtë armë në Prizren


E martë, 17 Janar 2023

PRIZREN – Tre persona janë arrestuar në fshatin Pouskë të Prizrenit gjatë një aksioni policor.

Po ashtu janë konfiskuar edhe gjashtë armë të zjarrit një sasi e municionit.

Personat e arrestuar dyshohen se kishin kërcënuar dy kalimtarë të rastit duke mos i lënë ata që të kalojnë me veturën e tyre.

“Konkretisht me date 16.01.2023 në ora 00:10, dy viktimat raportojn se me date 15.01.2023 , rreth orës 23:10 ishin kanosur me arme derisa ishin duke lëvizur se bashku me veturën e tyre. Ata ishin kanosur në rrugën e fshatit Pousk – Prizren”.

“Sipas deklaratës se dëmtuarve, atyre u kishin dal para tre persona të dyshuar, të veshur me uniforma ushtarake, të armatosur dhe nuk kishin lejuar që të vazhdonin rrugën tutje duke i kthyer pas. Në lidhje me këto informacione të pranuara me datën 16.01.2023 në ora 09:30, hetuesit e Stacionit policor Prizren kane filluar hetime preliminare në drejtim të ndriçimit të rrethanave të rastit”.

“Pas një pune hetimore intensive në lidhje me rastin në fjale, është arrit të sigurohet informacion i vlefshëm , në drejtim të identifikimit të një prej dyshuarve që dyshohet ka kryer këtë vepër. Fillimisht një i dyshuari është shoqëruar ne stacionin policor Prizren, ku pas ballafaqimit me informacionin dhe dëshmitë e siguruara, ka pranuar që së bashku me dy dyshuarit tjerë e kane kryer veprën penale”.

Etiketa: , ,
Të fundit