E hënë, 14 Dhjetor 2020
Tre persona janë arestuar në Hanin e Elezit, sepse kanë vjedhur 4 mijë euro.
Nga policia e Ferizajt tregojnë se të dyshuarit me forcë janë futur në një qendër tregtare dhe kanë vjedhur 4000 euro nga kasaforta, përcjellë Gazeta Blic.
Të dyshuarit pas intervistimit janë ndalur për 48 orë.
Komunikata e plotë për media:
Hetuesit e stacionit policor të Hanit të Elezit,pas një pune të suksesshme operative kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë tre persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale të vjedhjes së rëndë.
Të dyshuarit, A.Z. (m/Kosovar 22 vjeç),S,F. (m/Kosovar 24 vjeç dhe një i mitur , me datën 07.Dhjetor 2020, rreth orës 03:00 minuta, në Han të Elezit, kanë hy me forcë në lokalet e një qendre tregëtare dhe kanë vjedhur 4.000 euro nga kasaforta dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Pas intervistimit , prokurori i Shtetit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë ndaj dy të dyshuarëve të parë,ndërsa ndaj të miturit 48.
Etiketa: Arrestim, Vjedhje