Arrestohen zyrtarët policorë, e rrahën një të prangosur në Klinë


E hënë, 30 Qershor 2025



Tre zyrtarë policor janë arrestuar ditën e sotme pasi që të njejtit kanë ushtrur dhunë fizike ndaj një qytetari.

Lidhur me këtë rast ka dhënë detaje edhe Shkodran Nikçi- zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.

Ai tha se fillimisht patrulla policore kishte shkuar në Klinë në një shtëpi për të arrestuar një përson të dyshuar për veprën penale ‘’Kanosje’’.

‘’Patrulla policore kanë shkuar në Klinë për të arrestuar një përson, i cili ka qenë I dyshuar për veprën penale ‘’Kanosje’’. Pas arrestimit ky person është dërguar në mbajte për 48 orë sipas raportit policor’’ është shprehur Nikçi.

Mirëpo sipas Nikçit pas analizimit të provave është vërtetuar se ka elemete të veprën penale të keqtrajtimit ndaj personit të arrestuar.

‘’Udhëheqësi i kësaj patrolle policore bashkë me dy zyrtarë të tjerë kanë ushtuar dhunë fizike ndaj të pandehurit. Të njejtit sot janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë ndalur për 48 orë’’ ka thënë ai.







Etiketa:
Të fundit