Arrestohet kosovari që futi 1 ton narkotikë në Turqi


E martë, 11 Tetor 2016

istanbul-polisi

Stamboll – Ekipet e Policisë së Stambollit kanë arritur të zbulojnë dhe të zënë një sasi droge të quajtur “Skank” në vlerë rreth 30 milion lira turke (rreth 10 milion euro), transmeton Prizren Post.

Policia e Narkotikëve në Stamboll që prej 3 muajsh ishte në përcjellje të një rrjeti ndërkombëtar të nakotikëve. Policia turke njoftoi se nga vendet europiane është futur një 1 ton e 100 kg drogë e njohur si “Skok” apo “Kokainë e gjelbër”.

Trafikanti që futi këtë sasi të drogës ishte një shqiptar 33 vjeçar nga Kosova, i quajtur Arben M./Prizren Post/

Të fundit