Arrestohet në Itali shqiptari me tre kilogramë kokainë


E premte, 24 Korrik 2015

iittaallyy

Harmed Haziraj është 21-vjeçari shqiptar që është arrestuar nga policia në Itali ditën e djeshme, 23 korrik, pasi u kap me 3 kg kokainë.

21-vjeçari ishte banues në zonën e quajtur Mestre, me precedent për krime prone dhe armësh.

Haziraj sapo ishte kthyer nga Europa Veriore kur u ndalua po në Mestre nga karabinierët, raportojnë mediat italiane.

Përveç drogës iu sekuestruan edhe disa celularë dhe materiale për prerjen e drogës.

Droga dhe materialet e prerjes iu sekustruan në apartamentin e tij. Shqiptari Haziraj si destinacion të drogës kishte disa province të Venecias dhe Padovas.

Kokaina e sekuestruar arrinte në treg një vlerë prej gati gjysmë milioni.

Të fundit