E enjte, 11 Gusht 2022
MALISHEVË – Patrulla policore e Stacionit Policor në Malishevë, derisa ishin duke patrulluar në fshatin Carrallukë-Malishevë, kishin dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri.
Pas identifikimit të lokacionit ku kishte ndodhur rasti është arritur të arrestohet i dyshuari B. H., (mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 2006) i cili dyshohet të ketë shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
Në cilësinë e provave materiale është sekuestruar një pistoletë e tipit ZORAKI M906-B, një karikator dhe dy gëzhoja fisheku të kalibrit 7.65.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Etiketa: Arrestim, Malishevë, Policia