E hënë, 11 Maj 2026

Gjatë fundjavës që lamë pas u luajt xhiroja e parafundit në Bundesliga të Gjermanisë.
Dy shqiptarë shkëlqyen me skuadrat e tyre, dhe kështu siguruan nga një vend në formacionin e javës, sipas “Sofascore”.
Bëhet fjalë për Albian Hajdarin e Hoffenheimit dhe Arijon Ibrahimovicin e Heidenheimit.
Hajdari, mbrojtësi i kombëtares së Kosovës pati një paraqitje të madhe në fitoren e skuadrës së tij ndaj Werder Bremenit, duke i mbajtur gjallë shpresat për Ligën e Kampionëve.
22-vjeçari dhe Hoffenheimi fituan 1-0, me Hajdarin që u vlerësua me notën 8.7 për paraqitjen e tij.
Paraqitje të madhe pati edhe Ibrahimovici, i cili me Heidenheimin e tij fituan 3-1 ndaj Kolnit.
Ibrahimovici shënoi gol në minutën e 28-të në fitoren e ekipit të tij, pastaj për t’u vlerësuar me notën 8.5.
20-vjeçari është i huazuar te Heidenheimi nga Bayern Munichu, derisa ka prejardhje shqiptare, por që luan për grupmoshën U21 të Gjermanisë.
Sipas disa raportimeve që vinin nga Kosova ditëve e javëve të fundit, është thënë se ai se shpejti do të zyrtarizohet si lojtari i ri i kombëtares së Kosovës – mirëpo këto njëherë për njëherë mbeten vetëm spekulime./GazetaExpress/
Burimi: 04online
