E hënë, 1 Qershor 2026

Zyrtarët Policorë pranë Stacionit Policor Prizren, njësiti për realizimin e urdhëresave, pas veprimeve operative–hetimore dhe duke vepruar sipas një plani taktikë operativ, kanë arritur të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin R.Q. (62 vjeçar) mashkull nga Prizreni.
I njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte i dënuar 2 vite e 1 muaj burg efektiv me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
