E premte, 24 Korrik 2015
Një femër është arrestuar, pasi e njëjta, ka keqpërdorur detyrën zyrtare, duke i shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Kosovës, në vlerë prej 27 mijë euro.
E dyshuara është arrestuar të enjten, pasi sipas policisë së Kosovës, ekziston dyshimi se në periudhën e vitit 2014-2015 me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, ajo ka keqpërdor detyrën zyrtare.
Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, ka thënë për Express se rasti tani ka kaluar në prokurori.
“Nuk kemi informata shtesë, tani është prokuroria duke u marrë me rastin”
Me urdhër të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje./express/