Arrestohet prishtinasi pasi iu gjet marihuanë në kavanoza


E mërkurë, 6 Maj 2026
Arrestohet prishtinasi pasi iu gjet marihuanë në kavanoza

Një person është arrestuar të martën në Prishtinë, për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit të të dyshuarit, janë gjetur para të gatshme, gjashtë qese me marihuanë, gjashtë kavanoza te mbushur me substancë narkotike, një pako me dy cigare te mbushura me marihuanë, tre telefona celular si dhe një peshore digjitale, transmeton klankosova.tv.

Po ashtu janë sekuestruar pajisje dhe qese najloni që shërbejnë për paketim dhe shpërndarje te narkotikëve.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur para të gatshme , 6 (gjashtë) qese me substancë narkotike te llojit marihuanë me peshë rreth 28.4 gram, 6 (gjashtë) kavanoza te mbushur me substancë narkotike te llojit marihuanë me peshë 22.7 gram, një pako me dy cigare te mbushura me substancë narkotike te llojit marihuanë me peshë të përgjithshme  2.0 gram, tre telefona celular si dhe një peshore digjitale. Po ashtu janë sekuestruar paisje dhe qese najloni që shërbejnë për paketim dhe shpërndarje te narkotikëve. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit