E shtunë, 21 Korrik 2018
Prizren – Është arrestuar një person shtetas i Shqipërisë pasi i njëjti gjersa ishte duke drejtuar një automjet transportues për bartjen e veturave pa dokumentacion të rregullt i kishte ofruar zyrtarit policor pesë euro ryshfet.
Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 15:00, në Pikën Kufitare të Kosovës (PKK) Vërmicë.
Sipas raportit policorë, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Etiketa: Arrestim, Policia e Kosovës, Prizren, Ryshfet