Arrihet marrëveshja, Berisha po i kryen testet mjekësore te Sampdoria


E hënë, 11 Qershor 2018

Etrit Berisha nuk do të jetë më pjesë e Atalantës për stinorin e ri.

Portieri shqiptar kishte paraqitje mjaftë të mira në edicionin e kaluar por Atalanta po dëshiron ta shesë.

Por Atalanta po kërkon të fitojë sa më shumë nga shitja e tij dhe si duket ia ka arritur një gjëje të tillë.

Klubi zi kaltër ka arritur marrëveshje me Sampdorian për shitjen e Berishës për një shumë që besohet se do të jetë rreth shtatë milionë euro.

Mediat italiane kanë raportuar se aktualisht Berisha është duke i kryer testet mjekësore te Sampdoria.

Etiketa: , , ,
Të fundit