E shtunë, 14 Shtator 2013 
Gjenevë, 14 shtator – Kryediplomati amerikan dhe ai rus nga Gjeneva kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje për sigurimin dhe shkatërrimin sa më shpejtë dhe sigurtë që është e mundshme të armatimit kimik të Sirisë, transmeton Rel.
Marrëveshja që u bë e ditur nga Sergei Lavrov dhe John Kerry përmes një konference me gazetarë që po mbahet ende në këto momente, pas bisedimeve tre ditore në Gjenevë të Zvicrës, thotë që Siria duhet të dorëzojë llogaritë e saj të arsenalit kimik, brenda një jave.
Sidoqoftë, kjo marrëveshje nuk konsiderohet si përfundimi i problemit të Sirisë, por vetëm “fillimi i rrugës” deri te zgjidhja.
Etiketa: Amerika, armet kimike, Rusia, Siria