E enjte, 5 Maj 2016
Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës arritën në marrëveshje për vendosjen e armëpushimit në Halep, i cili kohëve të fundit ndodhet në qendër të luftimeve të Sirisë.
Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se me Moskën arritën në marrëveshje për përfshirjen edhe të Halepit për ndalimin e luftimeve në vend.
Marrëveshja hyri në fuqi pas mesnate sipas orës së Damaskut.
Në deklaratën me shkrim të bërë nga Departamenti amerikan i Shtetit thuhet: “Edhe pse luftimet në disa zona kanë vazhduar pas hyrjes në fuqi të armëpushimit është vërejtur një ulje e dukshme e dhunës në këto zona në përgjithësi”.
Duke u vënë theksi se qëllimi është që armëpushimi të mos jetë vendor, por i përgjithshëm, të gjitha palëve u bë thirrje për respektimin e marrëveshjes së re.
Në deklaratë gjithashtu bëhet e ditur se me anë të kësaj marrëveshjeje të re mundësohet vazhdimi i ndalimit të luftimeve dhe se me Rusinë janë në koordinim në lidhje me përpjekjet për monitorim, ndërsa nga udhëheqja e Moskës, e cila është bashkëkryesuesja e Grupit Ndërkombëtar të Mbështetjes së Sirisë, u kërkua që të bëjë presion ndaj regjimit të Esadit në lidhje me këto përpjekje.
Ndërkaq në deklaratën e bërë nga regjimi i Esadit u tha se brenda 48 orëve duke filluar nga mëngjesi i sotëm do të mund të kalohet në zbatimin e regjimit të heshtjes.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry bëri të ditur se ka pritur me kënaqësi marrëveshjen në fjalë ndërsa vijoi me këto fjalë: “Nga regjimi dhe opozitarët në Halep presim që ti përmbahen kësaj marrëveshjeje”.
Kerry gjithashtu bëri të ditur se presin që brenda dy javëve të ardhshme të organizohet takimi i Grupit Ndërkombëtar të Mbështetjes së Sirisë. /trt/
Etiketa: Amerika, Rusia, Siria