E premte, 26 Korrik 2013
Londër, 26 korrik- Arsenali është në “pole position” për të siguruar shërbimet e Luis Suarezit, pasi Real Madridi është tërhequr nga gara për transferimin e tij.
Tani Suarez dhe agjenti i tij janë të gatshëm që të refuzojnë kontratën me Liverpoolin për të kaluar në Emirates, shkruan sot (e premte) “The Sun”.
Burimet e gazetës britanike kanë njoftuar se menaxheri i Realit Carlo Ancelotti ka vendosur të mos transferojë sulmues të rinj edhe përkundër shitjes së Gonzalo Higuainit te Napoli.
Ancelotti beson se sulmi i tij është i frikshpm me Cristiano Ronaldon dhe Karim Benzeman. Ai gjithashtu mendon që t`u jep rast edhe lojtarëve të ri si Jese Rodriguez dhe Alvaro Moratas.
“Ne besojmë se Jese dhe Morata e meritojnë një shans. Ata gjithashtu janë të mirë. Ne nuk do të transferojmë sulmues të ri”, ka thënë burimi.
Zhvillimet e fundit në Madrid ia lënë të hapur rrugën Arsenalit për të shtuar presionin te Liverpooli.