E shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali po përgatit një ofertë për mesfushorin ofensiv Alex Baena, të cilin e sheh si një përforcim të rëndësishëm për krahun e majtë të sulmit.
Megjithatë, Atletico Madridi nuk ka ndërmend ta lejojë largimin e spanjollit gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi e konsideron një lojtar të rëndësishëm në planet e trajnerit Diego Simeone.
Baena, 25 vjeç, ka regjistruar pesë gola dhe tri asistime në 13 paraqitje këtë sezon. Sipas “Football Insider”, interesimi i Arsenalit është rritur, por klubi londinez e di se transferimi në janar do të jetë i vështirë.
Nëse marrëveshja nuk realizohet gjatë dimrit, Arsenali mund të rikthehet me një ofertë për futbollistin spanjoll në verën e vitit 2027./04 Online/
Burimi: 04online
