E diel, 31 Gusht 2014
Tepelenë – 135 rrënjë kanabis sativa janë identifikuar dhe asgjësuar nga policia në qytetin e Tepelenës.
Bimët narkotike janë zbuluar në Pyllin e Llapushës, nga ku mësohet se gjatësia e tyre arrin rreth 1.5 metër.
Asgjësimi i tyre u bë i mundur me anë të djegies, ndërkaq po punohet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve përgjegjës.
Operacioni antikanabis që është ndërmarrë në mbarë vendi, vijon prej kohësh në Tepelenë, ku janë identifikuar e asgjësuar sasi të konsiderueshme të bimëve narkotike kanabis sativa./shekulli/
Etiketa: kanabis, Policia, Shqipëri