E mërkurë, 10 Korrik 2013
Pas Beogradit, Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme e Bashkimit Europian, Catherine Ashton mbërriti në Prishtinë.
Në axhendën e vizitës së Ashton janë parashikuar me drejtuesit më të lartë të shtetit të Kosovës. Rreth orës 11:00 ka nisur takimi mes kryediplomates europiane dhe presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Kryefjala e vizitës së Ashton do të jetë vënia në zbatim e marrëveshjeve të arritura mes Beogradit dhe Prishtinës. Këtë kërkesë ajo e shtroi edhe në Beograd gjatë vizitës së ditës së djeshme.
Vizita e Ashton në Serbi dhe Kosovë mbërrin pas përfundimit të raundit të tretë të bisedimeve mes kryeministrave Thaçi dhe Daçiç me ndërmjetësimin e Brukselit.
Etiketa: catherine ashton, Kosovë