Asociacioni i Luginës, të njëjtën fuqi juridike me AKS në Kosovë


E mërkurë, 16 Shtator 2015

Preshevë – Shqiptarët e Luginës kanë vendosur që Asociacionit të tyre t’ia japin të njëjtën fuqi juridike që ka Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Në vendimin që ka siguruar “Epoka e re” për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë shqiptare të Luginës së Preshevës, thuhet se statuti i këtij Asociacioni do të jetë i njëjtë me statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Republikën e Kosovës.

Nënshkrimin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë shqiptare të Luginës së Preshevës e kanë vënë 43 delegatë shqiptarë.

Etiketa:
Të fundit