Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Aspirina rrit shanset për mbijetesë tek pacientët me kancer

Prizren Post | 09:14 - 23.04.2016

Përdormi i aspirinës, mund të ndihmojë 1 në 5 të sëmurë me kancer, t’i mbijetojnë sëmundjes.


Ky është rezultati i një studimi të fundit, që përfshin ndihmën e këtij mjekimi, në rastet me kancer të gjirit, prostatës dhe të zorrës.

Marrja e një dozë të ulët përgjatë gjithë kohës së trajtimit, ul përqindjen e vdekshmërisë nga 15 në 20 përqind.

Lajmi është publikuar në gazetën shkencore, “ONE” dhe profesor Peter Elwood,nga Universiteti i Kardifit, i cili ka udhëhequr studimin, ka thënë se: “Ka tregues të fortë që marrja e aspirinës, ka një ndikim të mirë në reduktimin e disa llojeve të kancerit. Ndërsa dimë se marrja e një doze të ulët, ndikon për mirë në uljen e incidencës së vdekshmërisë, nuk e dimë saktësisht rolin e saj në trajtimin kundër kancerit”.

Sipas studimin, i cili është bazuar në 42 raste, rritja e mundësive për mbijetese duket se bëhet e mundur, falë cilësisë së aspirinës në reduktimin e përhapjes së kancerit.

Edhe pse aspirina është gjithmonë e lidhur me faktin e gjakderdhjes në zorrë, kërkuesit kanë arritur në përfundimin që kjo gjë, nuk shkakton një kërcënim për jetën.

Studiuesit ende po punojnë për të përcaktuar për dozën e duhur, që duhet përdorur si shtesë në trajtimet kundër kancerit.


Arivisti Company