E premte, 12 Korrik 2013
Kur dëgjoi se po thyhej xhami i shitores, pronarja thirri policinë duke menduar se u fut ndonjë hajn. Mirëpo, në shitore ishte futur një gjarpër gjigant…
E thirrur për shkak të një vjedhjeje në një shitore në Ingam, në Australi, policia në vend të hajnit gjeti një gjarpër gjigant, të gjatë 5.7 metra dhe që peshonte 17 kilogramë.
Në ndihmë ka ardhur eksperti për kapjen e reptilëve, sipas të cilit, gjarpri nuk ishte agresiv, megjithë faktin se kishte shkaktuar dëm të madh material.
– Koka e gjarprit ishte sa e një qeni të vogël, saktësuan policët të cilët gjarprin e kthyen në moçalin e afërm.
Etiketa: Australi, Gjarpëri