Autostrada Prishtinë – Shkup, interes i të dy vendeve


E mërkurë, 5 Shkurt 2014

Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Fehmi Mujota, priti dje ambasadorin e Maqedonisë në Prishtinë, Ilija Strazhevski ku, siç citojnë mediet kosovare, ndër të tjera, u bisedua për projektin e autostradës Prishtinë-Shkup, që ka një rëndësie të veçantë për Kosovën dhe Maqedoninë, si dy vende fqinje.

Ministri kosovar Mujota kërkoi nga ambasadori maqedonas që të përcjellë mesazhin në vendin e tij për vazhdimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në mes të dy vendeve, veçanërisht në lëmin e transportit rrugor të mallrave dhe udhëtarëve.

“Presim vazhdimin e një angazhimi intensiv në këtë drejtim, në mënyrë që sa më parë të realizohet nënshkrimi i marrëveshjes për transportin e mallrave dhe udhëtarëve në mes të Kosovës dhe Maqedonisë”, citon ministri Mujota. Në këtë takim u tha se bashkëpunimi në mes të dy vendeve do të vazhdojë edhe në të ardhmen në fushat që janë kompetencë e Ministrisë së Infrastrukturës./zhurnal/

Leave a Reply

Të fundit