Avionët luftarakë saudit mbërritën në bazën Inçirlik në Turqi


E hënë, 15 Shkurt 2016

incirlik

Rijad – Asiri më tej ka shtuar se mes vendeve të koalicionit ndërkombëtar ekzistojnë besim i fuqishëm për nevojën e operacionit tokësor kundër DAESH-it.


Nënsekretari i Ministrisë së Mbrojtjes të Arabisë Saudite, gjeneral brigade Ahmed bin Hasan Asiri tha se avionët luftarakë saudit, të cilët janë paralajmëruar në kuadër të luftës kundër DAESH-it, arritën në bazën ushtarake Inçirlik në Adana, në Turqinë jugore, raporton Anadolu Agency (AA).

Asiri për televizionin, “Al Arabiya”, tha se në orët në vijim avionët tjerë shtesë luftarakë do të dislokohen në bazën Inçirlik në Turqi.

Ai tha se kanë vazhduar bisedimet e përfaqësuesve të Arabisë Saudite për vendet e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në lidhje me operacionin e mundshëm tokësor kundër organizatës terroriste DAESH në Siri.

Asiri më tej ka shtuar se mes vendeve të koalicionit ndërkombëtar ekzistojnë besim i fuqishëm për nevojën e operacionit tokësor kundër DAESH-it.

Gjithashtu ai ka rikujtuar se Arabia Saudite qysh më herët ka shprehur dëshirën për rol aktiv në operacionin e mundshëm tokësor të koalicionit.

Të fundit