Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Avionët luftarakë turq bombardojnë bazat terroriste të PKK-së

Prizren Post | 13:11 - 09.09.2015

Ankara – Forcat Ajrore të Turqisë kanë ndërmarrë mbrëmë një operacion të gjërë ndaj bazave kryesore të organizatës terroriste dhe separatiste PKK në veri të Irakut si kundërpërgjigje ndaj sulmit, ku mbetën të vrarë 16 ushtarë turq, njoftoi agjencia AA.

Plot 53 avionë luftarakë turq, 35 F-16 dhe 18 F-14, bombarduan për gjashtë orë radhazi (23.00 – 05.00) 29 objektiva të organizatës terroriste dhe separatiste PKK, duke vrarë të paktën 40 terroristë, konfirmoi AA.

Bazat Kandil, Hakurk, Zap, Metina, Gare dhe Basyan u goditën me gjithsej 130 bomba e predha, raporton agjencia turke e lajmeve.

Ndër objektivat e përcaktuara nga aviacioni turk figuron një grup me 20-25 terroristë, që u larguan nga Turqia dhe u tërhoqën në bazat terroriste në veri të Irakut.

Ky operacion vjen pas një sulmi të përgjakshëm të terroristëve të PKK-së, që u mori jetën dy ditë më parë 16 ushtarëve turq në Daglica të Rrethit Hakkari, në ekstremin juglindor të Turqisë në kufi me Irakun.


Etiketa:
Arivisti Company