Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Avionët turq bombarduan DAESH në Siri, PKK në Irakun e veriut

Astrit Shehu | 13:28 - 25.07.2015

Sulmet vazhdojnë në mënyrë që të sigurohet paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët e Turqisë.

Aeroplanët luftarakë për dy netë me radhë bombarduan objektivat e organizatës terroriste DAESH në territorin verior të Sirisë, si dhe objektivat e organizatës terroriste PKK në Irakun verior.

Në një deklaratë, të Qendrës për koordinim të Qeverisë turke, thuhet se sulmet vazhdojnë në mënyrë që të sigurohet paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët e Turqisë.

“Forcat e armatosura turke kanë kryer sulme ajrore mbi objektivat që i përkasin DAESH në Siri dhe PKK-së në Irakun verior. Sulmet mbi objektivat e mësipërme ishin efikase. Në këto sulme ajrore janë goditur vende të fshehta, strehimore, shpella, si dhe zonat logjistike që i përkasin PKK-së në vendet Zap, Metin, Gara, Avasin-Basyan, Sinath, Hakurk dhe Kandil në Irakun verior. Në të njëjtën kohë janë kryer sulme ajrore me mbështetje të Komandës së Forcave Tokësore edhe mbi objektivat e organizatës terroriste DAESH në veri të Sirisë, si dhe mbi objektivat e PKK-së në Irakun verior” thuhet në deklaratë.

Më tej shton se sulmet janë kryer në përputhje me të drejtën ndërkombëtare për të mbrojtur sovranitetin kombëtar të Turqisë./AA/


Etiketa:
Arivisti Company