Avokatët fjalën e fundit për rastin ‘Kleçka’


E martë, 10 Shtator 2013

Avokatët e të akuzuarve të tjerë në rastin “Kleçka”, sot dhe nesër pritet të japin fjalën e vet përfundimtare, derisa vendimi për rastin që është kthyer dy herë në rigjykim pritet të merret më 17 shtator.

Ndërkohë, para disa dite ka përfunduar fjalët përfundimtare prokurori italian Maurizio Salustro dhe avokati i Fatmir Limajt, Kharim Khan.

Prokurori Salustro ka kërkuar përgjegjësinë penale ndaj të gjithë të akuzuarve të rastit “Kleçka”, që sipas tij, ata kanë kryer vepra penale të keqtrajtimit të njerëzve të mbajtur në burgun e Kleçkës, raporton KP.

Ndërsa, avokati Khan ka thënë se prokurori Salustro është bazuar në spekulime, derisa, sipas tij, nuk ekziston asnjë dëshmitar tjetër që e fajëson Limajn për keqtrajtime apo urdhërdhënie për vrasje, përveç dëshmitarit Agim Zogaj, i njohur si “X”-i, të cilit nuk duhet t’i besohet pasi nuk i dokumenton ato.

Ndërsa, avokati tjetër i Limajt, Tomë Gashi, ka thënë se prokurori gjithë bazamentin e tij në këtë gjykim e ka bazuar në dëshminë e dëshmitarit Agim Zogaj.

Sipas tij, prokurori asgjë të re nuk ka thënë, pasi këto janë dëgjuar në rigjykimin e këtij rasti. /Telegrafi/

Etiketa: ,
Të fundit