E martë, 16 Qershor 2026

Një shpërthim ka ndodhur pas mesnatës në një nga lagjet e Prizrenit.
Më herët Klankosova.tv ka raportuar se dyshohet që cak i kësaj ngjarje ka qenë avokati Betim Kadolli.
Klankosova.tv ka kontaktuar me të për të marrë informacione lidhur me rastin.
Kadolli tha se mjeti shpërthyes u hodh në pronën e fqinjit, e cila është në kufi me parcelën e tij.
“Mjeti shpërthyes ka rënë në pronën e fqinjit tim, e cila është në afërsi, kufij me parcelën time. Si pasojë e një shpërthimi mua më është dëntuar vetura, mu ka djegë. Më shumë nuk di. Po i presim hetimet”, deklaroi Kadolli për Klankosova.tv.
“Nuk kam pasur asgjë të keqe me askënd. As nuk kam pasur kërcënime, as asgjë”, shtoi ai për Klankosova.tv.
Avokati mohoi për Klankosova.tv të ketë qenë cak i sulmit.
Shpërthim në Prizren: Dyshohet për bombë në shtëpinë e avokatit
Burimi: klankosova
