Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Babi, pije këtë kafe e të shkojmë te nana në Tiranë

Prizren Post | 21:24 - 19.07.2016

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
Sokol BRAHAJ

Sokol BRAHAJ

Im bir Besimi (6 vjeç): o babi pije kafen e hajde ikim sa më shpejt me vllain e mamin te Nana në Tiranë se avionat dhe tanket siç bënë në Stamboll e Ankara, mund të vinë me shtyp e vra edhe në İzmir…

Im bir të thotë kështu duke pi kafen e mëngjesit sot në bahçen time.

Çaste shumë të vështira për një baba, mu errësua gjithçka e mu duk se më ra pika në krye, mu dridh toka, kafeja më ngeli në fyt e cigarja më ra nga dora në tavolinë…
Mblodha vehten me sekonda duke mos e tregua vehten e gjendjes shokuese qe më kaploi se babai është më i forti i botës për një fmijë në këtë moshë,

Dukë mbeldhë vehten ja fillova me ca fjalë të zbehta duke i thënë jo ba jo, mos ke frigë babi, ushtarët e vërtetë jane tanët, se ata që bëjne ashu gjërash nuk janë ushtarë të vertetë por terrorista, Tİ MOS KE FRİGË SE EDHE KËTU JEMİ TË SİGURTË PO AQ SA TE NANA NË TİRANË BİRİ İM… duke e qetësua djalin unë me mend me gjithë zemer e shpirt: Mallkuar Qofshin Puçistët, Terroristët e Ndihmësit e Tyre…

Sot që u qetësua gjendja dhe është marre nën kontroll, nje shok nga im bir…o Zoti İm.

O ZOT NA I RUAJ ME SHENDET E JETE TE GJATE DHURATAT ME TE BUKURA QE NA I KE FAL, FEMIJET TANE.

Këto i jetova son ne mëngjes me çunin tim Besimin, 19/7/2016 Ora: 09:05.
İZMİR/TURQİ

Sokol BRAHAJ
Gazetar


Bëni një koment

Arivisti Company