E hënë, 16 Tetor 2017
Ndërkohë forcat kurde “Peshmerga” e kanë quajtur kapjen e qytetit “deklarim flagrant lufte” dhe janë zotuar se Iraku do ta paguajë një çmim të lartë për këtë.
Aj Jazeera dhe Sky News Arabia raportojnë se forcat qeveritare irakiane e kanë marrë kontrollin e plotë të Kirkuk.
Flamujt irakianë janë ngritur mbi qytetin e kontestuar Krikuk dhe në zonat tjera të kontrolluar nga kurdët, në bazë të një urdhri të kryeministrit irakian, Haider al-Abadi.
Peshmerga e ka përshkruar vendimin e Bagdadit si “hakmarrje ndaj të drejtës së njerëzve për të votuar për fatin e tyre”. Peshmerga i bëri këto komente duke iu referuar referendumit të Kurdistanit për pavarësi, në të cilin 92.7 për qind votuan për t’u ndarë nga Iraku, transmeton Express.
Etiketa: Irak, kirkuk, peshmerga