Bahtiri “e fton” Tmavën në konferencë të donatorëve


E premte, 16 Maj 2014

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka takuar drejtorin e Trepçës, Ahmet Tmava, të cilin e ka ftuar për organizimin e Konferencës së Investitorëve, që do të mbahet më 22 maj në Mitrovicë.

Kryetari Bahtiri tha se është shumë me rëndësi që përfaqësuesit e Trepçës të marrin pjesë në këtë konferencë ndërkombëtare dhe t`i paraqesin edhe projektet e tyre për Trepçën, të flasin për kapacitetet minerare që i posedon Trepça dhe për mundësitë e investimeve në të, me qëllim të rimëkëmbjes së saj.

“Pjesëmarrja e juaj në këtë konferencë do të ishte e rëndësishme, pasi që përfaqësuesit e bizneseve të shumta nga vendi, Evropa e më gjerë, do të njiheshin me gjendjen aktuale në këtë gjigant xehetaro-metalurgjik, dikur shumë i njohur, duke iu ofruar atyre mundësinë e investimit eventual në Trepçë”, tha Bahtiri.

Ndërsa, Drejtori i Trepçës, Ahmet Tmava, tha se ligji i përgatitur për ndërmarrjet publike, është mirëpritur nga Qeveria e Kosovës, por që ende nuk ka kaluar në Kuvendin e Kosovës.

Kjo, sipas tij, ka bërë që çështja e Trepçës të jetë e pa definuar. Ai tha se e vizitat e investitorëve në Trepçë, janë të mirëseardhura, prandaj edhe do t`i shikoj mundësitë lidhur me pjesëmarrjen në këtë konferencë.

Të fundit