E hënë, 23 Korrik 2018
Mitrovicë – I pari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, ka vlerësuar se pjesëmarrësit kosovarë në dialogun me Serbinë nuk kanë legjitimitet dhe se është Kuvendi i Kosovës që do të duhej t’i marrë këto vendime.
Ai gjithashtu ka komentuar deklaratat se këto negociata do të jenë të dhimbshme, duke aluduar në ndarjen e Kosovës.
Bahtiri këto komente i bëri gjatë takimit në Mitrovicë ku u diskutua për çështjen e bisedimeve Kosovë-Serbi, me ç’rast kërkoi që të raportohet ne kuvend për çdo negociatë që bëhet në Bruksel, në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Në anën tjetër Alban Fazliu nga PDK ka thënë se nuk do të këtë shkëmbim territoresh, dhe se takimi i thirrur nga Bahtiri është tendencioz.
Etiketa: Agim Bahtiri, Aktuale, Dialogu Kosovë-Serbi, Kosovë, Mitrovicë