Ballkani në rangun e vendeve “në rrezik”


E mërkurë, 26 Qershor 2013

Washington, 26 qershor – “Foreign Policy” ka publikuar indeksin e “vendeve në rrezik”. Në raport janë përfshirë 198 vende të botës, anëtare të Kombeve të Bashkuara, ku Kosova ende nuk bën pjesë.

Sipas këtij rangimi, vendet e Ballkanit cilësohen kryesisht “në rrezik”. Ndërsa Maqedonia ndodhet në pozitën e 112, Shqipëria -119-të, Bullgaria radhitet në rangun e 132, Mali i Zi -134, Kroacia -135, Greqia -138 etj, Serbia rangohet në vendin e 92-të.

Në indeksin e “Foreign Policy” – 2013 shtetet më stabile në botë janë Finlanda, Suedija, Norvegjia , Zvicra…, kurse nga ato “në rrezik” Somalia, Kongo, Sudani, Çadi dhe vende të tjera afrikane.

Ka pesë shkallë vlerësimi: “kritike”, “rrezikuar”, “bilanci”, “të qëndrueshme”, “shumë të qëndrueshme”.

Faktorët që vendosin pozicionin e një shteti ishin mbi të drejtat e njeriut, zhvillimi ekonomik, kënaqësia e qytetarëve, problemet me refugjatë, niveli i varfërisë, sistemi juridik dhe shtetëror i sigurisë, dhe situata sociale, treguesit politikë, dhe të tjera.

Etiketa:
Të fundit