Banda e trafikut të drogës në Ballkan, lihen në burg 6 të arrestuarit

ballkan

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për gjashtë anëtarët e një bande droge, të cilët u arrestua dje falë një operacioni të përbashkët Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Bullgari, Turqi dhe Itali, DEA-n amerikane si dhe SELEC.

Bëhet e ditur se në burg janë lënë Jurgen Molla, 38 vjeç, lindur në Lezhë e banues në Tiranë. Ai është bashkëpronar në firmën e ndërtimit “MOLLA shpk”, nën emrin e së cilës është ndërtuar një kompleks pallatesh në zonën midis Yzberishtit dhe Kasharit; Shyqyr Kotorri, 38 vjeç, lindur e banues në Kreshovë, Përmet, investitor në fushën e ndërtimeve si dhe Anesti Koromani, 35 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë, investitor në fushën e ndërtimeve. Aktualisht i arrestuar.

Sipas një njoftimi për shtyp, e njëjta masë është dhe për Nuredin Nazërajn, 63 vjeç, i njohur si Dilo Nazëraj, pronar i një hoteli luksoz në Vlorë; Lulzim Qorrin, 42 vjeç, lindur e banues në Grabian të Lushnjës si dhe Denis Sinameta, i njohur si Roland LLeshi, 36 vjeç, lindur e banues në Tiranë. Ndërkohë, dje u arrestua edhe Blerim Ukimeraj, 39 vjeç, lindur e banues në Kosovë.

Përgjatë 15 muajve, operacioni u krye në partneritet me organet lizgjzbatuese të vendeve të rajonit dhe në bashkëpunim me DEA dhe SELEC. Në datat 6 dhe 7 korrik, me angazhimin e strukturave kundër narkotikeve në policitë vendore Tiranë, Durrës, Fier dhe Kukës, janë ekzekutuar urdhrat e Prokurorisë për Krime të Rënda, të nxjerra në bazë të vendimeve të Gjykatës pranë Shkallës së Parë për Krime të Rënda për këta persona.

Leave a Reply