E mërkurë, 30 Shtator 2015
Prishtina nuk ka mundur të marrë më shumë se një barazim kundër Dritës (1-1), në një ndeshje ku nuk mungoi tensioni në fund.
Drita ishte e para që kaloi në epërsi me anë të sulmuesit Alban Shillova, i cili përfitoi pas gabimit të Milos Milovicit.
Ndërkaq, Prishtina barazoi me një gol të bukur nga koreanin Park Sung.
Në minutat e fundit, ndeshja u ndërpre për disa çaste pasi banka e Prishtinës e sulmoi gjyqtarin anësor, pasi ky i fundit kishte anuluar një gol në momentet e fundit.
Nga ndeshjet tjera, Hajvalia ka fituar me mund kundër Istogut, 1-0. Leci ishte ai që shënoi në minutën e 79-të, me një gol mjaft të bukur.
Edhe Vushtrria fitoi me rezultat 1-0, pasi që Mehmet Gërxhaliu shënoi nga afër në minutën e 78-të. Ishte Traore ai që asistoi.
Ndeshja në Vushtrri u ndërpre për disa minuta, pasi tifozët vendas i gjuajtën me gjësende lojtarët mysafirë.
Etiketa: Superliga e Kosovës