Barcelona fiton Superkupën e Spanjës


E enjte, 29 Gusht 2013

Barcelonë, 29 gusht – Barcelona fitoi Superkupën e Spanjës përballë Atletikos së Madridit në “Kamp Nou”, pas barazimit 0-0.

Ndeshja e parë në Madrid kishte përfunduar 1-1 dhe Barça fitoi me rregullin e golit në fushë kundërshtare.

Nuk ishte një takim shumë i bukur dhe më së shumti për faj të Barcelonës e cila nuk u paraqit në nivelin që pritej. Lionel Mesi humbi një penallti, për të cilën Atletiko protestoi mjaft.

Dyshja që pritej të ishte aq shumë e frikshme, ajo e përbërë nga Mesi dhe Nejmar, nuk rezultoi aspak efikase për portën mike.

Madje, disa herë Barça u mbajt në lojë nga ana e portierit Viktor Valdes që bëri pritje shpëtuese.

Skuadra mike e përfundoi ndeshjen me 9 lojtarë pasi Filipe Luis në minutën e 81-të dhe Arda Turan në minutën e fundit morën kartonë të kuq.

Kjo ishte Superkupa e 11-të në histori për Barçën dhe trofeu i parë për Gerardo Martinon, që ia dedikoi atë Tito Vilanovës. koha

Të fundit