Barcelona mbetet destinacioni i preferuar i Bernardo Silvas


E shtunë, 30 Maj 2026
Barcelona mbetet destinacioni i preferuar i Bernardo Silvas

E ardhmja e Bernardo Silvës pritet të jetë një nga temat më të nxehta të merkatos verore, pasi mesfushori portugez do të jetë lojtar i lirë këtë verë dhe tashmë ka zgjuar interesimin e disa klubeve të njohura evropiane.

Sipas raportimit të Times Sport, si Atlético Madridi ashtu edhe Benfica kanë paraqitur oferta për reprezentuesin portugez, duke synuar ta bindin atë që t’i bashkohet projektit të tyre për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, pavarësisht interesimit konkret nga këto dy klube, Barcelona vazhdon të mbetet opsioni i preferuar i Bernardos. Burimet bëjnë të ditur se kampioni spanjoll konsiderohet gjithnjë e më shumë si destinacioni më i mundshëm për 31-vjeçarin.

Interesimi i Barcelonës për Silvën nuk është i ri. Klubi katalanas e ka ndjekur prej vitesh mesfushorin kreativ dhe tani duket se mund të ketë mundësinë ideale për ta transferuar pa pagesë.

Përvoja, cilësia teknike dhe aftësia e tij për të luajtur në disa pozita të mesfushës dhe sulmit e bëjnë Bernardon një përforcim të rëndësishëm për çdo skuadër që synon trofe.

Mbetet të shihet nëse Barcelona do të arrijë ta finalizojë marrëveshjen, por aktualisht klubi katalanas shihet si favoriti kryesor në garën për firmën e yllit portugez.


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit