Barcelona – Real Madrid mund të ndërpritet në minutën e 14-të


E martë, 29 Mars 2016

barca

Barcelonë – Barcelona dhe Real Madrid do të ndeshen në “El Clasico” të shtunën.


Por, e përditshmja sportive katalane “Sport” ka bërë thirrje që ndeshja të ndërpritet në minutën e 14-të.

Kjo për të nderuar legjendën e futbollit Johan Cruyff i cili vdiq javën e kaluar nga kanceri. E njëjta gjë ndodhi në ndeshjen miqësore mes Holandës dhe Francës, andaj “Sport” është duke pritur në përgjigje pozitive nga klubet.

Cruyff ishte i suksesshëm te Barcelona si futbollist, e më pas edhe si trajner.

Andaj, klubi nga Camp Nou ka hapur një hapësirë ku tifozët mund t’i japin lamtumirën e fundit holandezit, i cili konsiderohet si më meritori për filozofinë e lojës së ekipit.

Andaj, të shtunën të dyja skuadrat – edhe pse rival të mëdhenj – mund ta përshëndesin Cuyffin, në minutën e 14-të, që ishte edhe numri i fanellës së tij.

Të fundit