Barduani takohet me shefin e ushtrisë zvicerane, flasin për sigurinë në Kosovë


E premte, 13 Qershor 2025



Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani ka pritur sot në takim shefin e Forcave të Armatosura të Zvicrës, Thomas Sussli, në Prishtinë.

Gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë e më gjerë, transmeton Klankosova.

Sipas njoftimit nga ana e KFOR-it, Sussli shprehu vlerësimin e tij për përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it në ruajtjen e një ambienti të sigurt për të gjitha komunitetet.

Nga ana tjetër, Barduani gjithashtu thuhet se përgëzoi kontributin e gjatë të Zvicrës në KFOR dhe stabilitetin rajonal, duke shprehur mirënjohje për gjeneralin Sussli për profesionalizmin dhe angazhimin e treguar vazhdimisht nga kontingjenti zviceran.







Etiketa:
Të fundit
21:52
Atdheu