E premte, 6 Tetor 2023
TIRANË – Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla u shpreh sot në Tiranë se Kosova i ka kërkuar bashkësisë ndërkombëtare të vendosë sanksione ndaj Serbisë.
Në një prononcim për medie në Tiranë, pas takimit të ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Gërvalla u shpreh se “masa më e shpejtë ndaj Serbisë është ngrirja e statusit kandidat në BE”.
“Gjermania është një nga mbështetësit kryesorë të Kosovës. SHBA-të, Mbretëria e Bashkuar, shumë shtete të BE-së janë të shqetësuara për ngjarjet në Kosovë, sulmin në Veri, i cili po të mos ishte ndalur, sot do të kishim territor të pushtuar dhe biseda të tjera. Është e rëndësishme të kuptohet mesazhi dhe të merren të gjitha masat që një gjë e tillë të mos përsëritet as në Kosovë dhe as vendet e tjera që kanë probleme me Serbinë, e cila sillet si një mini Rusi e vogël dhe mendon se ato vende nuk kanë të drejtat e tyre”, u shpreh ajo.
Etiketa: Aktuale, donika gervalla, Kosova, Shqipëri