E enjte, 14 Shtator 2017
Për të kuptuar se nga vijnë apo kujt i intersojnë debatet që shpërthejnë në Shqipëri në lidhje me restaurimin e monumenteve të vjetra apo të tipit për Skënderbeun, mjafton të lexosh portalin rus të Kremlinit Sputnik.
Gjigandi rus i propagandës ka publikuar një shkrim për restaurimin e Kullës së Sahatit në Podgoricë, ku Kisha Ortodokse serbë vendos kujën se është hequr kryqi sipër saj.
Sputnik ka publikuar një foto të punimeve dhe ka vënë alarmin për të shkaktuar një revoltë të qytetarëve kryesisht atyre ortodoksë.
Dhe ky tension bëhet pikërisht se financimin për rikonstruktimin e Kullës së Sahatit, e ka marrë përsipër Agjencia Turke për Bashkëpunim TIKA.
Metropoliti serb i Malit të Zi dhe i Bregdetit, famozi Amfillohije Radoviç, ka lëshuar një deklaratë ku bën thirrje për blasfemi.
Madje akuza shkon më tej, se është hequr përveç kryqit, edhe piktura e famshme “Vajza e Kosovës”, që flet për betejën e vitit 1399, vepër e piktorit Uros Prediç.
Por autoritetet e qytetit të Podgoricës, pra bashkisë, bëjnë të ditur se zgjidhja e tyre është që në Kullën e Sahatit të mos ketë simbole fetare, pasi Podgorica është qytet shumëfetar ku jetojnë edhe një numër mjaft i madh popullsie myslimane, si shqiptare ashtu edhe boshnjake e malazeze.
Por Sputnik, ka thirrur në lojë përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe, në mënyrë që të nisë e të majiset një tension për ta kthyer në jë çështje politike.
Kulla e Sahatit të Podgoricës është një vepër arkitektonike e ndërtuar në periudhën e Perandorisë Osmane dhe ajo në origjinën e saj u ndërtua si një orë e qytetit pa simbole fetare dhe nuk kishte as kryqin e as simbole të tjera.
Por pas krijimit të Mbretërisë Jugosllave, kryqi u vendos nga ana e autoriteteve të Kishës Ortodokse.
Bashkia e Podgoricës ka vendosur që Kulla e Sahatit të jetë vetëm një simbol i qytetit, duke e kthyer veprën në identitet, por kjo duket se do të përdoret i një argument për një “kryqëzatë të re”.
Etiketa: Aktuale, Mali i Zi, podgorice