Bashkimi fiton sërish Kupën e Kosovës


E hënë, 20 Shkurt 2023

Vashat e Bashkimit kanë triumfuar në mënyrë bindëse duke fituar finalen e femrave.

Bashkimi ka arritur ta mbrojë Kupën e Kosovës duke fituar ndaj Prishtinës me rezultat 94:72 (23:22, 19:16, 27:15, 25:19).

KBF Bashkimi pas Superkupës fituan edhe trofeun e dytë të sezonit atë të Kupës së Kosovës. Ato triumfuan në finalen e luajtur në Rahovec ndaj KBF Prishtina me rezultat 94:72. MVP e ndeshjes u shpall Khadija Brown-Haywood.

KBF Bashkimi në faqen zyrtare në Facebook falenderoi të gjithë përkrahësit dhe tifogrupin e qytetit Arpagjikt.

Kupën kapitenes Aulona Muhadri ia dorëzoi Kryetari i Federatës së Basketbollit Arben Fetahu dhe Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani.

Etiketa: , , ,
Të fundit